Our Services

Video Commercials

"Reklama është shpirti i tregtisë". Këtë më mirë se kushdo e vërtetojnë të gjithë sponsorët afatgjatë. Ne përgatisim reklama me filmim ose foto duke filluar prej $350, të cilat i transmetojmë gjatë emisioneve tona ose i përgatitim për t'u vendosur në internet (në faqet e klientëve ose Youtube)..kliko për çmimet

Short or Long Documentaries

Dokumentarët me financim privat, qofshin këta të shkurtër ose të gjatë, janë gjinia televizive që e njohim mjaft mirë. Stafi ynë ka prodhuar disa dhjetra dokumentarë të shkurtër kushtuar ngjarjeve të ndryshme ose figurave të rëndësishme shqiptare, 3 dokumentarë të gjatë të financuar nga Rogers Media dhe mbi një dyzinë me sponsorë privatë. Njohim mirë edhe gjininë e dokumentarit të historive familjare.

Community Events

Në këto 16 vjet, kamerat tona kanë qenë të pranishme në qindra veprimtari komunitare. Shumica e këtyre veprimtarive janë mbuluar falas nga kamerat tona. Në raste të veçanta, sidomos për veprimtaritë fitimprurëse, ose kur kërkesat vijnë nga vetë organizatorët, kostoja e filmimit të një ore mbulim është min. $150 për orën e parë dhe $75 për çdo orë shtesë.

Professional Wedding Photography

Në karrierën e tij gati 28 vjeçare në fotografi dhe media, Arian Dheri vjen si një artist i plotësuar, te puna e të cilit shkrihet pasioni me formimin artistik në Liceun e Tiranës, përvoja shumëvjeçare me kulturën e shërbimit, njohja e imët e nevojave të klientit me përkushtimin e plotë. Paketat e dasmave fillojnë prej $800.

Professional Wedding Videography

Gjatë 16 viteve të fundit ne kemi prodhuar disa qindra video gëzimesh familjare, kryesisht video dasmash duke filluar prej $1100. Gjithashtu, video ditëlindjesh ose pagëzimesh duke filluar prej $500. Profesionalizmi, përvoja, njohja e traditave dhe zakoneve tona si dhe çmimet e arësyeshme, na bëjnë më të mirët në treg, rrjedhimisht, më të kërkuarit.....more