FAQ

Një emision televiziv në gjuhën shqipe në Kanada është diçka që nuk haset shpesh dhe natyrshëm shumë teleshikuesve u lindin pyetje nga më të ndryshmet. Disa prej këtyre pyetjeve, me të cilat jemi përballur në këto 15 vjet të pranisë sonë në tregun televiziv, po i rreshtojmë më poshtë, duke u përpjekur t’u japim përgjigje sa më të plota.
A financohet Pasqyra Shqiptare?
Emisioni mbahen me punën e producentit si dhe të bashkëpunëtorëve në Tiranë dhe Toronto. Pasqyra Shqiptare nuk financohet as nga stacioni, as nga shteti dhe as nga ndonjë organizëm tjetër. Me ligj federal dhe provincial ndalohet subvencionimi i mediave nga ana e shtetit. Të ardhurat kryesore janë nga prodhimi i reklamave në gjuhën shqipe dhe shitja e transmetimit të tyre.
Si është marrë e drejta e transmetimit?
Ka kontratë mes producentit shqiptar dhe stacionit, në të cilën sqarohen përgjegjësitë e të dy palëve, kuadri ligjor dhe ai teknik dhe aty nuk figurojnë palë të treta as si ndërmjetësuese dhe as si përfituese shërbimesh. Përveç kontratës me stacionin, producenti i emisionit ëdhtë i liçensuar nga CRTC.
Si mund ta reklamoj biznesin gjatë emisionit?
Sipas standarteve amerikano-veriore, ora televizive në Kanada është e ndarë mes emisionit dhe reklamave në raportin 48:12 minuta. Nga 12 minuta reklama, stacioni mban për vete si rregull 6 minuta - pjesa e mbetur e kësaj kohe reklamash përdoret nga producenti për t'u shërbyer bizneseve shqiptaro-kanadeze ose edhe thjesht kanadeze, të cilat dëshirojnë të reklamojnë para komunitetit shqiptar në Kanada. E drejta e shitjes së kohës së spoteve shqiptare është vetëm e producentit. Për çmimet shikoni faqen SERVICES dhe aty klikoni te ON-AIR-PRICES.